Një turiste e huaj mbeti e vdekur sepse një mjet uji e goditi teksa lahej në plazhet e Ksamilit, por mijëra pushues të tjerë ashtu si 15 – vjeçarja ruse rrezikojnë çdo ditë nga motorët e ujit, që bëjnë xhiro me shpejtësi marramendëse mbi kokat e pushuesve pa u shqetësuar nga askush.
Qeveria dështoi edhe këtë vit të disiplinojë këto mjete të rrezikshme që janë shqetësim dhe rrezik për jetën e mijëra pushuesve që frekuentojnë plazhet shqiptare. Këto pamje që po shihni janë filmuar sot në plazhet e Dhërmiut dhe Drimades.
Edhe pse në të gjithë plazhin e jugut nga Velipoja në Sarandë nuk ka asnjë vend të lirë në hotel dhe nuk gjen asnjë vend të lirë në shezlone pasi janë plot e përplot me turistë, policia shqiptare është inekzistente. Edhe pse për përdorimin e motorëve të ujit janë të përcaktuar rregulla, se ku duhet dhe si duhet të lëvizin në det, në të gjitha këto plazhe me dhjetëra mijëra pushues nuk gjen qoftë edhe një polic të vetëm, që të monitorojë ashtu siç duhet zbatimin e këtyre rregullave, që janë thelbësore për të garantuar jetën.
Në çdo vend të botës zonat, ku duhet të lëvizin motorët e ujit, por në Shqipëri jo vetëm mungojnë shenjat, por këto mjete nisen që nga bregu i detit me shpejtësi. Ekziston dhe një vendim i Këshillit të Ministrave që përcakton rregulla, por ky vendim nuk zbatohet nga organet shtetërore dhe policia, çka përbën një provë që policia ka dështuar në betejën për të siguruar jetën nga këto mjete.
Pushuesit shqiptarë i shohin këto motorë të ujit çdo ditë t’u rrezikojnë jetën, por ndihen të pafuqishëm e të pambrojtur, sepse policia që e ka për detyrë t’i mbrojë nuk ekziston.
Ashtu si pushuesja ruse nga këta persona të papërgjegjshëm që përdorin motorët e ujit në pjesën, ku lahen pushuesit rrezikojnë jetën edhe të tjerë turistë vendas apo të huaj, sepse inekzistenca e shtetit dhe e forcave të policisë i bën plazhet shqiptare si të jenë xhungël, ku mbizotëron logjika e më të fortit dhe jo rregulli.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...