Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë dje në mbrëmje kanë treguar për BalkanWeb se janë të shokuar nga ngjarja.
Ata janë shprehur se Gjergji nuk vuante nga depresioni.
“Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.
Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e motra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.
Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.
“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...