Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.
“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë.”, shkruan Meta.
Kujtojmë se ditën e sotme Kosova ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së George H.W Bush, i cili dha një kontribut për këtë shtet.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2031363803576549
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...