Google ADS

Flamingot popullojnë lagunën e Vainit në Lezhë, shpërblim i natyrës për qetësi

10:18 | 3 Mars 2022
A. B.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AdZM) ka shpërndarë foto të shpendëve të rrallë që kanë populluar lagunën e Vainit gjatë bregdetit Adriatik në qarkun e Lezhës, një vend i preferuar nga të apasionuarit e shpendëve dhe natyrës.

Sipas agjencisë, ka pasur një rritje të numrit të shpendëve në lagunë, duke përfshirë Flamingot që ngjallin gjithmonë kureshtjen e vizitorëve.

“Kjo në sajë të qetësisë që kanë gjetur dhe punës që bëjnë rangersat dhe specialistët e AdZM Lezhë. Rritja e numrit të shpendëvenë lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë”, ka shtuar AdZM.

Agjencia sqaron se Flamingot dhe Bajza janë dy specie që kanë numrin më të lartë të shpendëve në lagunën e Vainit./arbresh.info/

Të ngjashme