Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu sipërfaqe me ullinj, fiq e shkurre në Mimias, në Berat.
Zjarri ishte vetëm disa kilometra larg lagjes periferike “Uznovë” të këtij qyteti.
Forca të shumta zjarrfikëse në zonë kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të vënë në kontroll zjarrin, ndërkohë që puna vijon ende pasi në të gjithë territorin ka vatra të nxehta akoma.
Nga të dhënat paraprake raportohet për 200 rrënjë ullinj të shkrumbuar, 30 rrënjë fiq dhe 40 hektar sipërfaqe me shkurre e ferra. Burime nga Reparti Zjarrfikës konfirmojnë se zjarri është vënë aksidentalisht nga një banor i lagjes “Uznovë”, që ishte duke djegur grerëzat në një pemë, por zjarri i doli nga kontrolli dhe mori përmasa të mëdha, i favorizuar edhe nga era e temperaturat e larta./gazetashqiptare/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...