Angela Merkel do të vazhdojë edhe 4 vite të tjera udhëheqjen në Gjermani. Për herë të katërt 75% e gjermanëve që morën pjesë në votim ia besuan çelsat e Bundestagut Gjerman aleancës CDU/CSU, e cila mori rreth 32% të votave.
Social Demokratët e Martin Schulz i humbi zgjedhjet dhe ndryshe nga deri tani përjashtuan cdo mundësi për koalicion të gjerë, duke u deklaruar si opozitë.
Zgjedhjet në Gjermani u ndoqën edhe në ambientet e ambasadës Gjermane me të ftuarit e saj. Fitorja e katërt e Merkel sipas ambasadores gjermane Suzane Schutz do të thotë vijimi i marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe mbështetjen e proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Schutz: Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë.
Qeveria e Merkel do të kushtëzohet nga bisedimet me partitë e vogla që janë rritur në rezultat si ekologjistët dhe partia e lirë demokrate. Ndërkohë rritja e paralajmëruar e ekstremistëve, për momentin nuk duket shqetësuese.
Schutz: AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.
Këto zgjedhje për ambasadoren Schutz janë një mesazh i qartë i Gjermanisë edhe për prespektivën e saj lidhur me vazhdimin e projektit të BE.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?