Fitojnë lirinë 3 shqiptarë në Britani

12:41 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Tre të rinj shqiptarë të cilët janë ndaluar nga policia britanike së shpejti do të lihen të lirë. Ata akuzohen se ishin kujdesu për një fabrikë kanabisin në një shtëpi në Rugbi.

Sipas gjykatës, tre të rinjtë Klodjan Blana, Klajdi Xhalili dhe Desan Kameniku, për shkak të kohës që kanë qëndruan në paraburgim do lirohen. Të tre ata ishin deklaruar fajtorë nga Warwick Crown Court për prodhimin kanabisi në Lawford Road, Rugby. Fillimisht Blana dhe Kameniku i kishin mohuar akuzat.

Blana, 32 vjeç, shtetas shqiptar dhe Kameniku, 27 vjeç, i cili kishte pasaportë italiane, por ishte më origjinë nga Shqipëria nuk kishin adresa fikse. Të dy janë dënuar me 10 muaj.

Xhalila, 21 vjeç, gjithashtu shqiptar dhe nuk kishte një adresë fikse, u burgos për tetë muaj pasi kishte pranuar akuzat që në fillim. Prokurori Ian Windridge tha se policia bastisi në një shtëpi në Lawford Road më 12 Tetor të vitit të kaluar pas marrjes së informatave se në atë banesë kultivohej kanabis.

Ndërsa oficerët hynë në shtëpi nga dera e përparme, të tre të pandehurit kishin nxituar të largoheshin nga dera e pas, ku ty kishin qenë të tjerë oficerë të cilët i arrestuan. Policia zbuloi dy dhoma që ishin konvertuar për rritjen e kanabisit. Gjatë operacionit u sekuestruan 89 bimë, vlera e të cilave mund të arrinte rreth 32,000 dollarë.

Tre shqiptarët më pas u morën në pyetje dha ata ishin të përfshirë në rrjet. Ata janë shprehur se ishin persona të tjerë që e drejtonin grupin. Ndërsa Xhalili ishte shprehur se kishte vetëm një javë që merrej me atë punë dhe kishte kërkuar që ndaj tij të jepej një dënim më i vogël.

Prokurori Windridge me tej tha se Blana dhe Xhalili kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vend, dhe asnjë nga të tre nuk kishte ndonjë dënim të mëparshëm.

Zëvendëskryetari Richard Griffith-Jones u tha atyre: “Njësitë prodhuese të kanabisit … ofrojnë një fokus të rrezikut, sepse kriminelët nuk janë të panjohur dhe ato ofrojnë telashe publike për njerëzit që jetojnë në zonë. Njerëzit të cilët organizojnë njësi të tilla duhet të presin dënime të konsiderueshme me burg. Megjithatë, shpesh ndodh që njerëzit që janë në vendin e ngjarjes kanë rol të vogël, sepse organizatorët nuk rrezikojnë të qëndrojnë aty. Është gjithashtu e vërtetë që Blana dhe Xhalili, si emigrantë të paligjshëm mund të shfrytëzoheshin nga kriminelë të paskrupullt”. Por gjyqtari vuri në dukje se ata do të lirohen shumë shpjet pasi kanë shlyer në pjesë të dënimit në paraburgim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme