Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të dhurojë për shkollën “16 nëntori” në Pezë, paratë e dëmshpërblimit që i akordoi gjykata pasi fitoi gjyqin për shpifje me ish-deputeten Albana Vokshi.
Duke dorëzuar një kompjuter për kabinetin e informatikës, Veliaj tha se kjo dhuratë simbolike është një dëshmi se shpifjet dhe intrigat nuk të çojnë askund.
Veliaj: Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën “16 shtatori” në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar. Pra, duhet të kuptojmë se nuk ecet përpara me shpifje, me tallje, me intriga, me thashetheme, me llogje apo duke ngrënë fara.
Kryebashkiaku bëri apel që politika të mos përdoret si instrument për të sulmuar kundërshtarin, por si një mënyrë për t’u fokusuar më shumë tek virtyti.
Veliaj: Bota nuk është zhvilluar nga shpifja, por nga puna, nga përpjekjet. Shpresoj shumë që të jetë një kontribut për të futur një kulturë komplet të re. Nëse doni një jetë të suksesshme, por të vështirë, do të duhet që dikujt që shpif t’i tregoni vendin, dhe pastaj të lejoni që puna juaj të flasë më shumë se rrenat dhe shpifjet.
Nxënësit e kësaj shkollë që tashmë janë pajisur me kartën e performancës do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në kurse që do të zhvillohen tek Piramida./oranews
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?