Fitoi betejën me kancerin e gjirit/ Gruaja rrëfen momentin më të keq të jetës së saj

15:01 | 12 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Safie Myrtaj është një prej grave që ka arritur të fitojë betejën me kancerin e gjirit.

Në një lidhje me skype në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live” ajo tregoi historinë e saj dhe momentin që e zbuloi.

Ajo tha se bënte kontrolle të vazhdueshme çdo vit, por një ditë arriti të zbulonte gjendrën në gjoks dhe menjëherë komunikoi me mjekët.

Më pas gjatë kontrolleve në Janinë, asaj i thanë se kishte një masë të madhe dhe i rrezikohej jeta.

Safia zbuloi momentin më të keq për të që ishin minutat kur ajo e mori vesh se kishte kancer dhe jeta e saj ishte në rrezik.

“Bëja kontrolle të rregullta çdo vit, gjëndrën në gjoks e zbulova vetë. Doktor nuk bëhemi asnjëherë, por ndihmojmë veten që të shkojmë tek doktori. Zbulova një gjëndër të çuditshme. Menjëherë bisedova me doktoreshën dhe më tha që mund të kemi një të tillë, një kist. Bëra ekon dhe më thanë që mund të kesh diçka. Ika urgjentisht në Janinë dhe më thanë që kisha një masë të madhe, kancer që duhej hequr dhe jeta ime rrezikohej. Vijova dhe bëra konsultë me 3 mjekë. Ditën që ti mëson atë gjë dhe të dalësh nga ai tunel, asnjëherë nuk je gati për gjëra të tilla, nuk ka trimëri, nuk ka të bëjë kultura, nuk je asnjëherë e përgatitur”, tha gruaja.

Muaji tetor i është kushtuar ndërgjegjësimit për të parandaluar dhe kapur në kohë kancerin e gjirit përmes mamografive apo kontrolleve edhe vetjake.

Sipas statistikave, përhapja e kancerit të gjirit në të gjithë botën është 1 në 8 gra.

Të ngjashme