Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për atë që prokurorët e kanë përcaktuar si “financieri” i bandës së Habilajve.
Kjo ishte edhe kërkesa e prokurorëve, të cilët thonë se në përgjimet e palës italiane del se Nezar Seiti komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.
Në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij, thonë prokurorët. Sipas organit të akuzës, kjo del në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për Seitin.
Siç është shprehur avokati i tij mbrojtës, Seiti vetë preferon më tepër t’i dorëzohet Italisë sesa të gjykohet në Shqipëri, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, Prokurorët kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë.
Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj.
I njohuri ndryshe si “Lolo”, ai tregon se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh. Në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar gjithashtu kompanive celulare që të dorëzojnë komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...