Ekstradohet në mënyrë të papritur në Itali Nezar Seiti, i dyshuar si financieri i Habilajve.
Ai vijon të hetohet nga prokuroria e Catanias për trafik narkotikësh, ndërkohë që kishte masë sigurimi me burg në Shqipëri.
Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare ndaj kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet në vendin fqinj. Përveç gjykatës së krimeve të rënda në Shqipëri për Seitin edhe gjykata e Katanias ka caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg ”.
Në dosjen e hetuesve italian Nezar Seiti, cilësohet si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit “Habilaj” në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në një operacion ku u kapën 4 ton kanabis./Top Channel/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...