Këshilli Kombëtar i Rithemelimit në Shqipëri miratoi pas debatesh pasditen e sotme ndryshimet në statut, të cilat u miratuan më herët nga kryesia e PD-së së Rithemelimit. Sipas Edi Palokës, Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore, pasi është domosdoshmëri për bashkimin e PD.
“Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm tek anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë është hapja e procesit për zgjedhjet në degë”.
Edhe Flamur Noka tha se vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.
“Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit të shumëpritur , qe ka qene kryefjale e Kuvendit te jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore. Neni 46. pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51… ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimt të PD”./a2cnn
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...