Ministria e Drejtësisë dhe ZQRPP kanë reaguar pas denoncimit të bërë në emisionin “Fiks Fare”, për një nga punonjësit e ZVRPP Fier.
Specialisti i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Ervis Bregasi, i cili u denoncua nga media pasi kishte kryer një akt korruptiv, është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer një kallëzim penal pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier.
Në të njëjtën kohë Ministrja e Drejtësisë mësohet se ka urdhëruar inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.
“Ministria e Drejtësisë falenderon median për denoncimin e bërë dhe në përgjithësi për kontributin aktiv që jep në drejtim të luftës kundër korrupsionit në administratën publike dhe më gjerë.
Në të njëjtën kohë MD përfiton nga rasti, për t’i ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e luftës antikorrupsion, duke refuzuar të paguajnë ryshfet, duke denoncuar çdo rast kur nga nëpunësit e administratës ju kërkohet ryshfet si dhe çdo rast kur nga administrata nuk u jepet shërbimi i parashikuar me ligj, për ti detyruar ata të paguajnë në mënyrë të paligjshme.
Ministria e Drejtësisë siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast korrupsioni apo abuzimi me detyrën nga nëpunësit e shtetit, të cilët kanë detyrën t’u shërbejnë qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Drejtësisë.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation