Fillon vapa, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

08:09 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Nesër pritet mot me diell me një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme