Ambasada shqiptare në Athinë është hapur ditën e sotme pas mbas dezinfektimit dhe marrjen e masave shtesë për përhapjen e Covid-19.
Sipas burimeve nga kjo ambasadë, puna ka rifilluar normalisht sot duke mos hasur asnjë problem.
Ambasada u mbyll pasi një punonjës i kësaj rezultoi pozitiv. I gjithë stafi iu nënshtruan kryerjes së testeve dhe fatmirësisht rezultuan negativë. Ambasada u dezinfektua dhe u morën masa sigurie shtesë për personelin dhe izolimin e ambienteve,
Një ditë më parë shërbimi epidemiologjik grek njoftoi se në ambasadën shqiptare në Athinë, një punonjës rezultoi pozitiv, ç’ka bëri që ambasada të mbyllej për një ditë dhe i gjithë stafi u dërgua për të kryer testet PCR./tch
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...