Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po kryhen nga gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) për asfaltimin e segmentit rrugor që lidh Fierin me plazhin e Semanit. Kjo rrugë e cila ndodhej në gjendje shumë të amortizuar përdoret në vijimësi edhe nga banorët e më shumë se 14 fshatrave. Përveç banorëve kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
“Dua ta falënderoj kompaninë pasi kjo ishte përtej investimeve të planifikuara. Nga ana tjetër, dua të theksoj se në këtë zonë është investuar në shumë rrugë aksesi që kompania TAP ka bërë për gjithë zonën e Semanit. Realisht, infrastruktura është përmirësuar goxha. Ne po punojmë me kompaninë edhe për një investim tjetër të mundshëm në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidroforin por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike. Këto janë pjesë të paketës së negociuar me shoqërinë TAP e cila ka qenë shumë e gatshme për të adresuar shumë nga problemet sociale të kësaj zone”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Sipas tij, investimet e TAP nuk janë vetëm në rrugë por edhe në ujësjellësa, në shkolla dhe realisht është një model i ri shumë i mirë për t’u promovuar se çfarë mund të bëjë një kompani e huaj e madhe për impaktin social.
Rruga e Dermenasit nuk është investimi i vetëm i TAP në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. TAP ka ndërtuar në këtë Bashki rreth 8 km rrugë krejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit. Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se asfaltimi i rrugës që lidh Fierin me Semanin do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe tek sezoni turistik që pritet të fillojë shumë shpejt.
“Ky është një investim shumë i rëndësishëm. Në fakt është një rast tjetër i një bashkëpunimi të shkëlqyer që ne kemi patur me TAP. Investimi vjen në kohën e duhur sepse edhe pak javë na ndajnë nga çelja e sezonit të ri turistik”, theksoi Subashi.
Në rang vendi, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...