Google ADS

Fillimi i vitit shkollorë, Hoxha thotë se janë bërë përgatitjet nga policia për sigurinë e nxënësve

13:56 | 8 Shtator 2024
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka thënë se janë bërë përgatitjet e fundit nga forcat e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për sigurinë e nxënësve.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka bërë thirrje që qytetarët të i respektojnë disa këshilla që ai ka rekomanduar:

“ Prindër që banoni afër shkollave, inkurajojmë të shmangni përdorimin e mjeteve për të shoqëruar fëmijët, duke ndihmuar në reduktimin e trafikut;

Fugonat e mjetet transportues të shkollave, ta kryejnë shërbimin në mënyrë të shpejtë , duke mos krijuar pengesa e bllokime të trafikut;

Qytetarë, lutem shmangi përdorimin e mjeteve personale dhe përdorni transportin publik, nëse nuk e keni domosdoshmëri!”, tha Hoxha

“Policia e Rendit, “Shqiponjat”, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake në çdo bashki do të jenë të pranishme për të mbështetur dhe garantuar sigurinë nga dita e parë e vitit të ri shkollor!”, ka shkruar ministri Hoxha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme