Gjatë prezantimit që i bëri shërbimeve online sot për qytetarët, kryeministri Rama përsëriti një ide të tij të vjetër të tij mbi përtacinë e shqiptarëve. E risolli kësaj here duke përmendur të huajt që përfitojnë nga kjo mungesë dëshire për punë e vendasve dhe po vijnë këtu, sepse sipas tij, shqiptarët preferojnë të qëndrojnë në kafe.
“Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë se duan punë, duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, ka filluar të ndodhë dhe në Shqipëri do të jetë gjithmonë e më intensive, sidomos në shërbime” u shpreh Rama.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri i mëshon idesë mbi stereotipin e shqiptarit që nuk e do punën. Pohimin e tij, të fiksuar tashmë prej vitesh e ka shpjeguar dhe sqaruar me motive të ndryshme. Disa vite më parë, nën presionin e premtimit për 300 mijë vende pune ishte akoma më i drejtpërdrejtë, por bënte një diferencë mes burrave dhe grave në punë.
“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre. Mos më shikoni me habi. E ka thënë Çajupi shumë kohë më parë, atëherë kur të tjerët e dinin, por nuk guxonin ta thonin” shprehej Rama gjatë një aktiviteti për barazinë gjinore në vitin 2015, duke theksuar atëherë se “burrat shqiptarë dinë të justifikohen shumë mirë për gjërat që nuk i bëjnë, në diferencë nga grate”.
Idenë e shqiptarit që e përbuz punën, e përsëriti edhe në muajin shkurt të vitit 2016, por kësaj radhe e shpjegoi me mungesën e arsimimit, duke përdorur slloganin “vende pune ka, por nuk ka profesionistë”.
“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë, zanatçinj që t’u përgjigjen këtyre nevojave. Po të shikojmë kompanitë e huaja që punojnë me energjinë, me naftën, teknikët e mesëm dhe inxhinierët i kanë ose të huaj, ose kur kanë mundur të kapin ndonjë nga ato kokrrat e enverit, sepse kanë ikur inxhinierët në Kanada. Dhe punojnë inxhinierët tanë në Kanada. Nuk gjendet në Korçe kasap. Si është e mundur që në Korçë të ketë 5 mijë kërkesa për punë dhe janë 6 mijë vende pune të të gjitha llojeve. Ka punë edhe në fason, patjetër, por unë ndjej neveri për ata njerëz që e përbuzin atë punë” thoshte Rama në 2016.
Në prill të po atij viti, kryeministri ishte në Panairin e Punës në Tiranë dhe foli për një dembelizëm masiv, por atëherë e shpjegonte këtë me pasojat që la qeverisja e Berishës.
“Në gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri, është sponsorizuar “dembelizmi masiv”. Është incentivuar “dembelizmi masiv” dhe mungesa e një strukture dhe infrastrukture. Mungesa e një mësimi profesional ka sjellë një rënie katastrofike të cilësisë dhe krahut të punës dhe një shkëputje shumë të madhe mes kërkesës dhe ofertës, mes aasaj çka biznesi ka nevojë, dhe asaj çka tregu i punëkërkuesve ofron” ishte deklarata e Ramës.
Në perceptimin e kryeministrisë, shqiptarët nuk ishin vetëm dembela. Shumica e tyre ishin edhe të pashkolluar, sepse siç shprehej Rama: “55% e punëkërkuesve thonë se nuk kanë profesion dhe janë me shkollë 9 vjeçare”.
Pas 8 vitesh në pushtet, kreu i qeverisë vazhdon ta mbrojë idenë e tij, se shqiptarët mes punës dhe kafes, zgjedhin këtë të dytën./lapsi.al/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...