Pasioni për makinat, sidomos tek gjinia mashkullore është shumë i theksuar, megjithatë që të marrësh përsipër të ndërtosh vetë një të tillë duhet më tepër se aq. Mund, dëshirë dhe mbi të gjitha vullnet karakteristika këto që duket se nuk i mungojnë Olti Shatërit, djalit nga Fieri i cili së bashku me mikun e tij Kadri Manaj morën përsipër të ndërtonin vetë një makinë antike.
Si lindi ideja, sa punë u desh deri në përfundim dhe cilat janë vetitë e kësaj makine, për të gjitha këto pikëpyetje Olti ka përgjigjet e tij.
“Që në moshën 17-vjeçare unë dhe shoku im Kadri Manaj vendosëm të bënim diçka ndryshe. Mblodhëm pjesë të makinave të ndryshme dhe dolëm në përfundimin e një Lotus të viteve 60. Sigurisht që miqtë tanë e dinin për krijimin e saj megjithatë u surprizuan kur panë përfundimin dhe faktin që përfundoi në media si histori. Ishte Kadriu ai i cili vendosi për ngjyrën portokalli sepse unë preferoja të zezën por e pranoj që është më bukur kështu. Nuk do doja ta shisja kurrë nëse vjen ndonjë ofertë megjithatë makina nuk është vetëm e imja dhe këtë vendim do më duhet ta marr me mikun tim’’, ka thënë Olti Shatëri, krijues i makinës.
Sakrificë për të çuar përpara një dëshirë në kufijtë e imagjinatës ku Olti së bashku me Kadriun ja dolën të bëjnë realitet ëndrrën e dy fëmijëve 17-vjeçare, ndërsa tani si dy të rritur 27 vjeçar do të nisin krijimin e një Fordi po të viteve 60, deri atëherë duhet shumë punë ndaj le të gëzojnë Lotusin e tyre ne Fier./tch/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...