Vihen në pranga dy persona në Fier, pasi i vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës.
Ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia e lekëve të vjedhura.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje” – njofton policia.
Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”./oranews
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...