Google ADS

Fier, gruaja hidhet nga kati i tetë, ndërron jetë në vend

11:17 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i tetë në Fier.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, te pallatet e banesave sociale të qytetit, saktësisht në lagjen “16 Prilli”. E ndjera ka ndërruar jetë në vend, teksa ende nuk dihen shkaqet që e shtynë gruan drejt vetëvrasjes.

Sipas familjarëve, kjo shtetase është vetëhedhur nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme