Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mujalli të Fierit.
Policia bën me dije se në një kanal me ujë është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar nga policia.
Mësohet se trupi i viktimës së mbytur ishte i dekompozuar, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje të rëndë.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar”. thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Top Channel/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj