Google ADS

Fier, 4-vjeçari humb jetën në pus

12:30 | 29 Tetor 2018
V. S.

Një fëmijë 4-vjeçar është mbytur paraditen e së hënës në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ruzhdie të Fierit.

Fëmija me iniciale F.K. dyshohet se duke luajtur në oborrin e shtëpisë është rrëzuar dhe është mbytur në pus

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme