Google ADS

Fier/ 26-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal, ndërron jetë rrugës për në spital

21:42 | 12 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme , në fshatin Kallm i Vogël, Fier.

Mësohet se rreth orës 20:15, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme