Fier, 23 vjeçari tregon momentet e tmerrit, ‘maskat’ e ndalojnë në rrugë për ta vjedhur

23:33 | 1 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Një 23 vjeçar nga Fieri ka përjetuar momente tmerri kur gjatë udhëtimit të tij në aksin rrugor Hamil Sulaj, disa persona e kanë ndaluar dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar ta grabisin.

“Në datë 01.09.2018, shtetasi A.P, 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip “Opel” të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës.

Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme