Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për kultivim të kanabisit.
Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., pasi në pronën e tij në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.
Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.
Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 95 punonjës policie dhe tre dronë. Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve./oranews
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...