Mungesa e sigurisë, abuzimi me çmimet dhe tendenca e disa njerëzve me para për t’i bërë karshillëk pushuesve të thjeshtë ka çuar në zbrazjen e plazheve të Jugut.
Kështu tha për Euronews Albanina gazetari Blendi Fevziu, i cili si frekuentues i rregullt i Jugut theksoi se asnjëherë nuk e kishte parë këtë plazh më të zbrazët.
Sipas Fevziut, arroganca e disa njerëzve dhe fakti që hotelet në Jug kanë nisur të heqin dorë nga klientela e zakonshme, duke u përshtatur për këtë lloj kategorie pushuesish ka çuar në braktisjen e jugut.
“Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banane, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie, marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 banditë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri. Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha gazetari.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...