Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.
“Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetësh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad. Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcënues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit.
Qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda. Ajo që më rezulton mua, është një problem që është bërë evident rreth një vit e gjysmë më parë, por që sidomos nga mesi i majit e këtej kanë qenë shumë aktivë, disa po i quaj përfaqësues të institucioneve ligjvënëse, jo vetëm shërbimeve të inteligjencës, por edhe shërbimeve të ushtrisë edhe prokurorive të disa vendeve të BE, të cilët kanë një problem shqetësues që nuk kanë mendim të njëjtë me politikën.
Pra nëse ministrat e jashtëm, politika e këtyre vendeve, ka një përqasje më të butë, shërbimet ose institucionet ligjvënëse kanë një qëndrim më radikal, të cilët mendojnë se krimi i organizuar po bëhët kërcënues në Shqipëri, dhe këtë gjë kanë tentuar ta thonë politikisht dhe kur nuk ka funksionuar politikisht kanë tentuar ta filtrojnë përmes mediave.
Me informacionin tim, disa gazetarë të njohur në vend, dhe gazetarë kronike dhe analistë kanë pasur takime shumë interesante me përfaqësues ligjvënës të këtyre vendeve ”- ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...