Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mirëpritur sot Festivalin Kombëtar të Kulinarisë, Bujtinave dhe Prodhuesve Vendorë ku merrnin pjesë dhjetëra sipërmarrës shqiptarë, prodhues të vegjël dhe të mëdhenj, si dhe përfaqësues të turizmit nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Në aktivitetin e organizuar në ambientet e presidencës, Presidenti Meta bëri thirrje për mbështetjen gjithmonë e më shumë të turizmit për të “rikthyer shpresën dhe ndalur shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të jashtëzakonshme natyrore.”
Meta u shpreh se “kjo ditë e bukur më jep gjithë kënaqësinë, për të ndarë me ju, optimizmin dhe synimin për një sezoni turistik sa më të suksesshëm, optimist dhe shpresëdhënës, pas këtyre sfidave me të cilat jemi ndeshur”.
“Nuk mund të kishte ditë më të bukur për të uruar një sezon turistik cilësor gjithëvjetor dhe të suksesshëm, konkurrues dhe me standarde europiane, për të mirën e Shqipërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare”, ka shtuar Meta.
Po ashtu Meta shtoi se ky Festival dëshmon se “restorantet, bujtinat, prodhuesit vendorë të turizmit në Shqipëri, janë bashkuar dhe mbështetur të gjithë, rreth një filozofie, një misioni: Për një turizëm cilësor, gjithëvjetor, konkurrues dhe me standarde europiane, për të mirën e Shqipërisë dhe ekonomisë së shqiptarëve”. /arbresh.info/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...