Festimet për Vitin e Ri në Tiranë, 20-vjeçari dëmtohet nga një plumb qorr

16:06 | 1 Janar 2025
R J

Në Shqipëri u festua nata e ndërrimit të viteve ndërsa një incident i rëndë fatmirësisht me pasoja të lehta u shënua në kryeqytet ku në momentet e shpërthimeve të fishekzjarreve një 20-vjeçari i ka rënë në këmbë nga lart një plumb.

“20-vjeçari K.R. është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës së tij në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi qorr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve në Tiranë, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas ndërsa një incident i rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një fëmijë është dëmtuar rëndë në sy nga një kapsollë.

I mituri u dergua me urgjencë në Spitalin e Elbasanit ku pas ekzaminimeve të para rezulton se ka dëmtuar rëndë kanalin e lotit ndërsa u transferua për mjekim të specializuar në Tiranë.

Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë./euronews.al/

Të ngjashme