Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj.
Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në Shqipëri dhe familje nga Bullgaria.
“Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, tha një bullgar.
Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona.
Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9,300.
Një shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të Ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë.
Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash.
Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganore të Morinës pa kontrolle./Abcnews.al/
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...