Google ADS

Festat e fundvitit në Shqipëri, rritet numri emigrantëve në pikat kufitare

12:30 | 27 Dhjetor 2020
L G

Festat e fundvitit kanë rikthyer edhe radhët e gjata të emigrantëve që kthehen në atdhe për të qëndruar këto ditë me familjarët.

Në pikën kufitare të Kapshticës në 24 orët e fundit kanë hyrë 406 shteta dhe 108 automjete.

Fluks i lartë automjetesh është shënuar këtë të dielë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Dibra por edhe të tjerë të huaj pasi ka kaluar Krishtlindjen në Shqipëri po rikthehen në vendet e tyre. Aktualisht sipas të dhënave punohet me dy sportele në dalje për në Maqedoninë e Veriut.

Vetëm 1 ditë më parë në këtë pikë kalimi kufitar kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 shtetas.

 

Të ngjashme