Festat e fundvitit sjellin dhe një rritje të trafikut në kryeqytet për shkak të ardhjes së emigrantëve por dhe pazareve të darkës së festës.
Për këtë bashkia e Tiranës ka marrë masa për kufizimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet, brenda unazës së mesme dhe disa rrugë.
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda do të bëhet nga data 22 dhjetor 2017 deri më 1 janar 2018, duke nisur nga ora 07.00-22.00.
Gjithashtu, për shkak të organizimit të aktiviteteve të ndryshme festive në këto ditë festash dhe rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga qytete të tjera të vendit, Bashkia e Tiranës ka pezulluar të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, sipas urdhrit, deri në dt. 1 Janar.
Në zbatim të urdhrit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të ndalohet në këto segmente rrugore:
Rr. “Dritan Hoxha”;
Rr. “5 Maji”;
Rr. “Petro Nini Luarasi”;
Rr. “Sulejman Delvina”;
Rr. “Dëshmorët e 4 shkurtit”;
Rr. “Elbasanit”;
Rr. “Hoxha Tahsim”;
Rr. “Rruga e Dibrës”;
Rr. “Kristo Luarasi” (diga e liqenit);
Rr. “Don Bosko”./Top Channel
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja