Janë ditët e para të muajit të festave të fundvitit dhe në Korçë atmosfera festive sapo është ndezur. Ky qytet mbetet ndër më të preferuarit për festa dhe ditë pushimi sidomos në këtë periudhë.
Pavarësisht se krahasuar me vitet e tjera ndezja e dekorit festiv nuk është shoqëruar me një festë masive, në zonat më të dashura për pushuesit, Pazarin e Vjetër, pedonalen dhe Bulevardin Republika zbukurimet nuk mungojnë çka ka bërë që banorë e vizitorë të heqin vëmendjen nga koronavirusi.
Ndryshe nga çdo vit ku pushuesit familjare apo grupimet shoqërore kanë festuar në bujtinat e Korçës, apo rrethinave ky është vit i pazakontë dhe festimet do të mbeten brenda familjes.
Pandemia dhe kushtëzimet e saj do të bëjnë që të gjithë për festa të qëndrojmë pranë njerëzve tanë më të afërta e megjithatë në Korçë përsëri mund të festohet me familjen./TCH
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...