Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar përmes rrjeteve sociale besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, të cilët kremtojnë prej mesnatës festën e Pashkës.
“Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Ju uroj nga zemra të dashur miq, vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkën”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Basha.
Basha uron më tej që Zoti të bekojë shqiptarët dhe Shqipërinë, pikërisht në ditën kur kremtohet festa që shënon triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe së vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj