Në Kukës, fermerët po mbjellin tokat dhe vështirësia qëndron te kulturat që duhet të zgjedhin. Ata patën një përvojë të keqe me sherebelën ndaj u janë kthyer druve arrore.
Sherebela nuk po preferohet me nga fermerët kuksianë. Kjo bimë humbi tregun me shpejtësi dy vjet më parë. Shumë bujqër u penalizuan pasi sherebela u mbeti stok. Tani po kujdesen të përzgjedhin cilën kulturë bujqësore apo me cilën pemë mund të kenë më tepër fitime.
Bekim Lekica është gazetar, por prej vitesh nuk i ndahet bujqësisë e frutikulturës. Edhe ai si fermerët e tjerë fillimisht u mor me sherebelë. Kurse tani, Lekica i është kthyer arroreve.
“Sherebelën e dështoi tregu, nuk e dështoi fermeri që të jemi të qartë. Ishte tregu që shkoi me një çmim qesharak”, tha ai.
Me një sipërfaqe të konsiderueshme rreth 6 hektarë me arrë, këtë vit pritet të hyjë në prodhim të plotë. Çdo rrënjë në fazën e prodhimit jep më shumë se 25 kilogramë, por shpenzimet janë të papërballueshme në mungese të subvencioneve.
“Është shumë e vështirë. Mbështetje subvencioni nuk kemi sepse mungon certifikata e bujqësisë. Ajo na penalizon dhe nuk bhemi pjesë e asnjë lloj granti. Nuk marrim dot një kultivator. E punojmë me krah”, tha Lekica.
Këtë vit bashkia e Kukësit ka premtuar se do të zgjidhë problemin e regjistrimit të pronave në Shtiqën, njësia më e madhe e bashkisë dhe me sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore.
Ajo ka kontraktuar një kompani që do merret me regjistrimin e pronave nën mbikëqyrjen e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Mungesa e certifikatës së pronësisë ka qenë pengesa kryesore e fermerëve për përfitimet e subvencioneve apo lehtësira të tjera në treg./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...