Fëmija 3 vjeç rrëzohet në kopshtit, përfundon në spital

10:51 | 7 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Një incident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në një kopsht në Korçë. Bëhet e ditur se rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare.

Vajza e vogël është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme