Google ADS

FBI zbarkon në zyrën e Çakos

15:54 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako pati gjatë paradites së sotme një takim me përfaqësuesit e FBI-së, që janë në Tiranë për operacionin “Forca e ligjit”.

Mësohet se atasheu i FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi.

Zyrtarët e FBI-së u takuan edhe me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.Takimi me agjentët e FBI-së vjen pas shmangies që i bëri Ministri i Brendshëm i Italisë dhe gjeneralët e Guardia di Finanza. Në vizitën e tij, Marko Miniti pati një takim kokë më kokë me Fatmir Xhafajn, të cilit i përcolli të dhënat e shërbimeve partnere për situatën e kanabisit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme