Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako pati gjatë paradites së sotme një takim me përfaqësuesit e FBI-së, që janë në Tiranë për operacionin “Forca e ligjit”.
Mësohet se atasheu i FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi.
Zyrtarët e FBI-së u takuan edhe me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.Takimi me agjentët e FBI-së vjen pas shmangies që i bëri Ministri i Brendshëm i Italisë dhe gjeneralët e Guardia di Finanza. Në vizitën e tij, Marko Miniti pati një takim kokë më kokë me Fatmir Xhafajn, të cilit i përcolli të dhënat e shërbimeve partnere për situatën e kanabisit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...