Google ADS

Faturino “fluturon” nga dera e autobusit në Durrës, kur policia shkon në vendngjarje gjen shoferin të dehur

20:53 | 21 Korrik 2019
Arbresh Info

Një shofer autobusi është bërë shkas i një incidenti në automjetin që po drejtonte në Durrës, duke lënë të plagosur faturinon.

Ky i fundit ka përfunduar jashtë derës së autobusit për shak se shoferi e kishte lënë derën hapur. Me të ardhur në vendngjarje, policia e ka vënë në pranga shoferin me incialet S.K, pasi 52 vjeçari rezultoi të ishte i dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme