Teksa palët politike janë në negociata për emrin e Presidentit të ri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, thotë se ky proces nuk duhet të funksionojë me ultimatume për mazhorancën.
“Negociatat me ultimatume nuk kanë fuksionuar për Partinë Socialiste edhe në situata më të rënda për vendin. Ultimatumi është një diplomaci megafoni që ne nuk e njohim dhe aq më tepër që vijnë nga persona që nuk është e qartë se çfarë përfaqësojnë. Ultimatumi është një metodë e stërprovuar në Shqipëri që nuk ka dhënë asnjëherë rezultat”, u shpreh Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët.
I pyetur nëse do të kërkojnë ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjen e presidentit, një kërkesë e artikuluar edhe nga disa zëra opozitarë, Damian Gjiknuri u përgjigj: “Është një praktikë që as është përdorur ndonjëherë, kështu që për mua është një propozim i pavend”.
Emri i ish-Kryeministrit Fatos Nano mund të jetë një kandidaturë për President. E pikërisht, i pyetur nga gazetarja e Tv Klan Elja Zotka nëse mund të jetë një kandidaturë potenciale, Gjiknuri tha se asnjë emër nuk është i përjashtuar.
“Nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse. Ne kemi thënë publikisht që kufizimet tona janë që nuk duhet të jetë nga grupi jonë parlamentar. Identifikimi i emrave në këtë fazë do të ishte një gabim. Mendoj që asnjë nuk është i përjashtuar, përfshirë dhe emrin në fjalë”, deklaroi Damian Gjiknuri. /tvklan.al/
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri