Juristi, veprimtari politik dhe autori i disa librave, Spartak Ngjela, thotë se gjendja shëndetësore e Lideri historik i Partisë Socialiste (PS), Fatos Nano, nuk është aspak e mirë.
Përmes një postimi në Facebook, Ngjela i ka uruar shërim të shpejt ish-kryeministrit të Shqipërisë, teksa kritikon PS-në për mungesë të interesimit për kurimin e Nanos, shkruan Arbresh.info.
“Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS shtrohet në reanimacion në Tiranë. Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë. Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos. Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë…”, ka shkruar Ngjela.
Nano ishte themeluesi i Partisë Socialiste teksa Ngjela e cilëson këtë si parti e majtë më koncept modern.
“Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;
Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme; Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik;”
“Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin”.
“Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me Vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar”, shkroi Ngjela.
Mes tjerash, Ngjela për Nanon thotë se i dha shumë historisë së shtetit shqiptar dhe sipas tij është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar.
“Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;
Dhe më në fund:
Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me “rasson” e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor”, përfundoi shkrimin Ngjela./Arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg