Google ADS

Fatos Nano dhe familja e tij bëjnë testin e koronavirusit

15:19 | 14 Qershor 2020
L G

Rikthehet në punë shërbimi i mjekësisë interne në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.

Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar.Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës u prek me koronavirus deputeti Adriatik Alimadhi, i cili qëndroi i shtruar në spital 49 ditë./GE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme