Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi thotë se Shqipëria nuk ka ndonjë ligj që lejon zbulimin e disa sekreteve pasi kalon një kohë e caktuar ashtu si e kanë disa vende tjera.
“Edhe nëse hapen ato dokumente, ato nuk duhet të influencojnë në situatat e tanishme”.
Fatos Klosi thotë se ishte kyçur në politikë në vitin 1996 në kohën kur në Shqipëri kishte trazira të mëdha.
“Një grup intelektualësh u kyçem në Partinë Socialiste (PS) për të treguar se kjo parti nuk është ajo siç perceptohej si trashëguese e komunistëve”.
Klosi tregon se në vitin 1997 ai ishte emëruar kryetar i Shërbimit Informativ Shtetërorë në Shqipëri.
Pak kohë pasi ishte emëruar në këtë detyrë në Shqipëri ishte vrarë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të PD-së, Azem Hajdari.
“Nuk kishim informacion për ditën kur do vritej, por se ishte i kërcënuar Azem Hajdari kemi pasur informacione dhe për këtë gjë edhe e patëm njoftuar”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Klosi thotë se personi i parë nga Kosova që ka takuar ka qenë Xhavit Haliti.
“Unë isha i ri ato vite në shërbim dhe në disa raste kosovarët kishin më shumë informacione se unë, pasi ishin përballur me shërbimet jugosllave”.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror thotë se me ish-pjesëtarët e UÇK-së arritën të merrenin vesh shumë shpejt.
Fatos Klosi ka dhënë edhe këndvështrimin e tij për dallimin mes UÇK-së dhe krahut të FARKU-t.
“FARK-u kishte ardhur para UÇK-së në Shqipëri. Ajo ishte një ushtri e formuar nga qeveria e Bukoshit dhe kishte qëllim që të jepte një mesazh se jemi gati për luftë. Por ajo ushtri nuk kishte ushtarë. Kishte vetëm oficerë. Oficerët ishin të shkolluar në ish-Jugosllavi. Ata ndoshta ishin të gatshëm por lufta nuk bëhet vetëm me dëshira. Lufta bëhet me sakrifica. Ata nuk ishin të gatshëm për sakrificë. Sakrificë që ishin të gatshëm të bënin ushtarët e UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së ishin të rinj, ata të FARKU-t ishin në moshë. FARK-u kishte armatim të sofistikuar, ndërsa UÇK-ja kishte kryesisht armatim të lehtë. Ata blenë edhe raketa që ishin vjedhur nga kazermat shqiptare”.
Klosi thotë se oficerët e FARKU-t shëtisnin me uniforma në Tiranë dhe kishin dëshirë të mburreshin.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...