Pak përpara se kuvendi të vinte dy projektligje që lidhen me reformën në drejtësi deputeti socialist Fatmir Xhafaj i kërkoi kolegëve socialist bërjen kujdes sa herë të tilla iniciativa të reja ligjore prekin reformën në drejtësi.
“Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike. Kërkohet një analizë e kujdesshme për të kuptuar problematikat e vrejtura dhe mënyrën se mund ti adresojmë ato dhe vecanërisht : rritjen e ritmit të procesit të vetingut dhe një prioritizim më të mirë të cështjeve në shqyrtim, nevojën për një rol më proaktiv të dy këshillave, funksionimin e shpejtë të ILD, një përshpejtim të procesit të funksionimit të GjL dhe GjK, rolin e shkollës së magjistraturës në plotësimin e boshllëkut të madh të krijuar në system etj. Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë”, tha Xhafaj.
Fjala e plotë e Fatmir Xhafajt në kuvend
Ka sot një shqetësim real. Disa prokurorë dhe gjyqtarë, të bindur se vetingu tashmë është një realitet dhe filtrat e vendosura i nxjerrin ata jashtë sistemit si të korruptuar, janë duke bërë atë që kanë bërë përher me vendimarrjet e tyre, por tashmë pa asnjë limit. Disa vendime janë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë publike. Në rrethana të tilla cdo ndërhyrje për ta parandaluar e ndëshkuar këtë gjë është pozitive.
Nisma e nënshkruar nga kolegët deputetë synon të amendoj një ndër ligjet kyc të reformës në drejtësi. Qëllimi për të cilën u nis ishte një gjë pozitive. Synonte ndër të tjera të zgjidhte një ngërc të krijuar nga mungesa e ILD në stukturën e institucioneve të reformës në drejtësi. U deshën 4 – 5 muaj nga hapja e këtij debati për të ardhur deri këtu. Sot kemi një situatë të re. ILD ka nisur nga puna. Amendamenti që pritet të miratohet i jep ILD një instrument më të qartë dhe më efektiv. Shpresoj që ILD por dhe KLGJ e KLP të mund të reagojnë në kohë dhe në mënyrë eficente ndaj dukurive të tilla negative.
Vendimmarrje të tilla korruptive kemi pasur në vite. Kjo ishte një ndër arsyet thelbësore përse reforma në drejtësi ishte kaq e thellë, në zgjidhje institucionale, strukturore, por edhe në burime njerëzore përmes procesit të vetingut. Koha na dha të drejtë. Rezultatet e vetingut për një pjesë të mirë të atyre që janë larguar provojnë qartazi korrupsionin e jashtëzakonshëm brenda sistemit. Janë pikërisht individ të tillë që aktualisht kanë krijuar një situatë të tillë vendimmarrjesh jo thjesht korruptive, por edhe haptas në kundërshtim me ligjin. Besoj se qëllimi i një pjese prej tyre është edhe hakmarrje me reformën për të cënuar sadopak imazhin e saj të qytetarët, shpresën e tyre te drejtësia e re. Kjo edhe sepse qytetarët e thjeshtë jo gjithmonë arrijnë ta ndajnë veprimin e një gjyqtari të caktuar, pjesë e sistemit të vjetër, në raport me pritshmërinë që ata kanë pasur dhe kanë për reformën e re në drejtësi.
Natyrisht këtë situatë e favorizon në një farë mase edhe procesi tranzitor i gjatë në formatimin e institucioneve të reja të sistemit si edhe mungesa e një programimi të mirë të procesit të vetingut. E mbështet edhe klima e krijuar nga kundërshtarët e reformës që po përpiqen me cdo mënyrë ta delegjitimojnë procesin e reformës, ta paraqesin atë si të dështuar për tju dhënë shpresë dhe krah pikërisht individëve të tillë. Mendoj se fenomene te tilla janë rrjedhoj e reagimit të botës së krimit të cilët po synojnë ta shfrytëzojnë këtë moment dhe përmes presionit, dhunës apo korruptimit të disa prokurorëve e gjyqtarëve të blejnë lirinë e tyre.
Cështja shtrohet a e zgjidh kjo nismë shqetësimin tonë në të gjitha përmasat ? A është kjo qasja e duhur dhe eficente ? A ka dicka tjetër që duhet bërë më mirë për të adresuar fenomenin sot, por edhe për të mos krijuar ndërhyrje apo precedentë që mund të rihapin probleme të reja.
Së pari sot kemi një realitet të ri me reformën në drejtësi që na imponon edhe një qasje të re, komunikim e marrëdhënie të re me sistemin.
Procesi i vetingut dëshmoj se brenda rradhëve të sistemit kemi shumë gjyqtar e prokurorë me integritet dhe të vendosur për të zbatuar ligjin. Se është gjyqtare Enkelejda Hoxha në Krujë, por po në Krujë është edhe gjyqtarja Kolgjokaj që nuk pranoj ti nënshtrohet krimit dhe korrupsionit. Ashtu si gjyqtarja në Fier, ajo në Mat apo ajo në Tiranë që nuk lejoj vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda. Ndaj krahas qëndrimit kritik duhet të jemi të drejtë, motivues dhe mbështetës edhe me personat me integritet në sistem dhe kryesorja në kufijtë e pushteteve respektive.
Janë të shëndetshme debatet në publik për cështje të tilla, por në respekt të ndarjes së pushteteve, në respekt të institucioneve të reja të sistemit dhe pavarësisë së tyre. Nga ana tjetër kërkohet edhe më shumë koordinim e bashkëpunim me to përmes standarteve e zgjidhjeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale.
Së dyti duhet të pranojmë se fenomeni nuk është i ri dhe i panjohur për shoqërinë tonë. Në 30 vjet korrupsioni e ka kalcifikuar në mentalitetin e një pjese të njerëzve në politikë, në qeverisje, në administratë dhe padyshim në sistemin e drejtësisë. Sot një pjesë e të rinjve nuk mendojnë se si të bëhen profesionistë të mirë, por se si të bëhen pjesë e politikës, administratës e gjyqsorit me qëllimin për të përfituar, me mentalitetin se atje Ke Cfarë të Kapësh. Ky është një problem i rëndë i shoqërisë sonë dhe i të ardhmes së saj.
Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike. Kërkohet një analizë e kujdesshme për të kuptuar problematikat e vrejtura dhe mënyrën se mund ti adresojmë ato dhe vecanërisht : rritjen e ritmit të procesit të vetingut dhe një prioritizim më të mirë të cështjeve në shqyrtim, nevojën për një rol më proaktiv të dy këshillave, funksionimin e shpejtë të ILD, një përshpejtim të procesit të funksionimit të GjL dhe GjK, rolin e shkollës së magjistraturës në plotësimin e boshllëkut të madh të krijuar në system etj. Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë.
Së treti dëshiroj të nënvizoj një cështje të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre.
Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ndaj e shoh një gjë shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere (OPDAT dhe EURALIUS) është duke u bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse. Sepse ndryshe ne mund të synojmë tju vëmë vetulla mekanizmave të caktuar apo institucioneve të sapo ngritura, por mund t’i prishim sytë reformës në drejtësi cka do të ishte me pasoja afatgjata.
Së katërti dua të nënvizoj një fakt tjetër. Sot kemi efektive dy këshillat e reja të qeverisjes së sistemit, KLGJ dhe KLP. Ato kanë bërë një punë të mirë, të lavdërueshme përgjithësisht duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e shkurtër të funksionimit të tyre. Përtej kësaj, në vlerësimin tim ato ende nuk janë në rolin dhe përgjegjësinë e tyre. Në disa aspekte edhe jo eficente. Këshillat nuk janë dy organe burokratike, për të cilat disa në qeveri dhe këtu në kuvend duhet të kujdesen për t’ju bërë favoret e rradhës ligjeslative apo buxhetore. Këshillat janë qeverisja e sistemit dhe duhet të sillen si të tilla me shumë përgjegjshmëri dhe transparencë në raport me vet sistemin dhe vecanërisht me qytetarët e këtij vendi.
Personalisht kam vlerësime maksimale për përbërjen që ka KLGJ, por dhe KLP, në rradhët e të cilave ka anëtarë me shumë integritet dhe me përkushtim për përgjegjësinë e madhe që kanë marrë. Përtej kësaj në vlerësimin tim le për të dëshiruar qasja e disa anëtarëve që vijnë nga radhët e botës akademike, shoqëria civile dhe avokatia. Mendoj se disa prej tyre nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përconin në funksionimin e tyre për ta bërë veprimin e këshillave shumë më transparent dhe shumë më të përgjegjshëm përball opinionit publik.
Së pesti. Ka një fakt të prekshëm. Aktualisht kemi rreth 130 gjyqtarë e prokurorë të larguar ose të dorëhequr nga sistemi. Natyrisht nuk janë të njëjta shkaqet ku është bazuar shkarkimi, shkeljet e konstatuara. Një pjesë e tyre janë shkarkuar për afera të rënda korruptive, për pasuri të jashtëzakonshme abuzive produkt i vendimmarrjeve korruptive. A duhet mjaftuar vetëm me largimin e këtyre personave nga sistemi ? Një nga cështjet që duhet trajtuar shumë seriozisht është pikërisht fakti që këta persona do duhet të hetohen për pasuritë e tyre dhe për vendimmarrjet korruptive. Natyrisht kjo nuk bëhet me retorike politike, por me veprime konkrete ligjore e institucionale. Nëse ka nevoj për ndërhyrje legjislative le ti bëjmë, por nuk mund të heshtim para kësaj situate.
Natyrisht nuk është një gjë e lehtë. Shumica e tyre në vite kanë qënë e janë ende persona të lidhur fort me politikën ose me grupet që ndikojnë vendimmarrjen e saj. Nuk është rastësi fakti që disa nga gjyqtarët e prokurorët e ndëshkuar më rëndë nga vetingu janë individ të njohur për lidhjet e forta politike dhe janë ndër ata që kanë devijuar apo mbyllur pa hetuar e gjykuar cështje të mëdha në këtë vend në interes të politikës dhe grupeve të strukturuara kriminale.
Fatkeqësisht është një fenomen që po e shohim ende në sistem dhe kryesisht në prokurori. Lojra politike dhe korruptive me cështjet në hetim dhe gjykim. Një pjesë janë cështje shumë të nxehta, me impakt të madh publik. Shpresoj shumë që institucionet e reja të sistemit, ILD, Prokurori i Përgjithshëm dhe vet KLGJ e KLP ti evidentojnë dhe të reagojnë ndaj këtyre akteve që cënojnë rëndë figurën e magjistratit, por vecanërisht besimin e publikut te drejtësia.
Është momenti të distancohemi fort nga praktika të tilla dhe nga këta individ. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirëpritur nga qytetarët, me efekt të drejtëpërdrejt parandalues për fenomene të tilla brenda sistemit, por edhe një shprehje e vullnetit se ne e kemi seriozisht zbatimin e reformës në drejtësi, se jemi të vendosur realisht të ndërtojmë drejtësinë e re, drejtësi të barabartë për të gjithë./tch
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...