Familja e Mitro Gocit në fshatin Valare është përmbytur për të tretin vit radhazi. Kryefamiljari pensionist ka ndërruar çdo vit pajisjet e mobiliet (me ndihmën e fëmijëve emigrantë), pasi niveli i ujit ka qenë i tillë sa ia ka nxjerrë të gjitha jashtë përdorimit.
Këtë vit, rrjedha i mori edhe një pjesë të gjësë së gjallë. Më kot kanë shkuar përfaqësues vendorë për të verifikuar në vend gjendjen e tij, pasi deri më sot ai nuk ka marrë asnjë ndihmë, shkruan panorama
I moshuari jeton së bashku me gruan e tij dhe siç shprehet, fundjavën e shkuar vala e ujit përmbyti gjithçka, duke i nxjerrë nga funksioni të gjitha pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë.
Z. Goci, banesa juaj është dëmtuar 3 vite radhazi nga përmbytja. Kishit marrë ndonjë masë që kjo të mos përsëritej më?
Unë mora masat e mia duke hapur një kanal. Nëse nuk do ta kisha hapur atë kanal dhe të mos vendosja këtë korridor muri me gurë, uji nuk do të kishte ikur, por qëndruar këtu edhe sot që po flasim. Ndonëse në këta tre vjet kam kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor, nuk është dukur askush nga ata në mot të thatë për t’i paraprirë të keqes. Pra, në raport me shtetin kam qenë korrekt dhe shteti jo korrekt me mua, pavarësisht se paguaj taksat rregullisht edhe për kanalet që nuk funksionojnë. Në këto kushte ndërhyra vetë dhe bëra aq sa munda.
Sa ka qenë dëmi me përmbytjet e fundit?
Pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Frigoriferin, lavatriçen, televizorin dhe mobiliet u futën nën ujë. Shpresoj që gjysma e tyre të rregullohen, ndërsa për pjesën tjetër taksirat i fëmijëve të mi që do t’i blejnë prapë të reja. Nuk di çfarë t’u uroj atyre që kanë vjedhur lekët e mia kur u akorduan një vit më parë, sepse di që u akorduan…
Ju ndodheshit në banesë, kur vërshoi uji?
Kisha shkuar nga stalla e bagëtive për të parë se çfarë bëhej. Pashë që ishte mbushur me ujë dhe disa krerë nuk ishin. U mërzita sepse ikën 10 krerë bagëti… Kur u ktheva në shtëpi, shikoj gruan që kishte nisur të qante sepse shtëpia prapë kishte nisur të notonte në ujë. Është e treta herë që m’u përmbyt në tre vjet. I thashë gruas të përmbahej se ky është fati ynë i keq që në përmbytjen e ardhshme të mbytemi vetë e të shpëtojmë. Kjo sepse askush nuk kujdeset për ne dhe pronën tonë. As shteti dhe as qeveria. Nuk do t’ia dijë kush./panorama/
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...