Në dy netë transemtim për “Shqiptarët në Siri”, A2 ka kërkuar praninë në studio të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme apo të Jashtme, por ata kanë refuzuar të shprehen.
Gjithësesi, mbrëmë, pak para transemtimit, Ministria e Jashtme dërgoi një deklaratë për A2 mbi atë që e quan ”ROLI I DIPLOMACISË NË LIDHJE ME RIATDHESIMIN E SHQIPTARËVE NË KAMPET E SIRISË”.
Nuk ka informacion mbi veprimtari konkrete, por ministria flet për një angazhim me partnerët që nga pranvera e këtij viti për të bërë të mundur procesin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë. Bëhet fjalë kryesisht për gra dhe fëmijë, që pas mundjes ushtarakisht të Shtetit Islamik, u gjendën të strehuar në Al Hawl.
Në njoftim thuhet se strukturat e shërbimit të jashtëm janë angazhuar në këtë proces nëpërmjet mbledhjes së informacioneve për praninë dhe identifikimin e tyre nga vende partnere dhe organizma që operojnë në terren.
“Ndryshimet drastike në fushë-betejën siriane të muajit tetor, si vendimi i Presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, marrëveshja Turko-Amerikane e datës 17 tetor, si dhe marrëveshja Erdogan-Putin e 22 tetorit e komplikuan ndjeshëm ndërmarrjen e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në zonat e konfliktit në Siri”, thotë ministria.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve