Fatbardh Kadilli, i cili ka prezantuar platformën e tij për zgjedhjet për postin e kreut të PD në selinë blu ka zbuluar nëse do e përjashtojë Sali Berishën pasi u shpall “non grata” nga SHBA.
Kadilli tha se nuk do të përjashtojë askënd dhe do të largojë kulturën e përjashtimit edhe për anëtarët e thjeshtë.
“Unë flas për një PD të hapur dhe të bashkuar. Nuk flas për një PD që përjashton. Kultura më e keqe është e përjashtimit. Berisha është institucion, jo anëtar i thjeshtë. Është vetë Berisha që e vendos distancën e shëndetshme mes institucionit Berisha dhe PD duke pasur parasysh pse e bëni pyetjen”, tha Kadilli./topchannel/
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...