“Fast and Furious” në rrugën e Tegut, policia pezullon 16 patenta

17:39 | 24 Nëntor 2019
Arbresh.info

Policia e Tiranës vazhdon kontrollet parandaluese në rrugët me rrisk për aksidente rrugore.


Kontrollet me radar janë zhvilluar edhe mbrëmë në aksin Sauk-Teg-Kashar.

Nga kontrollet e bëra policia konstatoi se kishte drejtues që ecnin me shpejtësi 173 km/h në rrugën e Tegut duke thyer çdo rregull të qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën e drejtuesve të tjerë.

Policia njofton se nga kontrollet janë pezulluar 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri në 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve të automjeteve të konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l. /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme