U bënë afër pesë vite që kur tërmeti fatkeq goditi Shqipërinë ku dhe vdiqën 51 persona.
Shumë shtëpi u shkatërruan, e banorët nuk kishin nga t’ia mbanin.
Lidhur më këtë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se po bëhet çmos që banesat për të prekurit e tërmetit të ndërtohen sa më shpejtë.
Ndër të tjera, Veliaj përmes një postimi në Facebook, thotë se disa parti politike u munduan ta bllokonin këtë projekt, por që nuk ia dolën.
“Në Kombinat po bëjmë çmos që t’i mbarojmë sa më shpejt pallatet e reja, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Jam vërtet mirënjohjes për qytetarët që bashkëpunuan që në fillim dhe e kanë parë rezultatin e punës së bashkisë. Më vjen keq për ato parti politike që u përpoqën ta bllokonin këtë projekt, por nuk ia dolën dot, dhe u tkurrën vetë”, ka shkruar Veliaj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit